Lushtaku për vendimin e Hajdarit: Qeveri hipokrite, po hap dyert për produktet serbe

30 korrik 2021 | 12:40

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, në një konferencë për media e ka quajtur qeveri hipokrite, ekzekutivin e udhëhequr nga Albin Kurti.

Këto komente ai i bëri duke iu referuar vendimit të ministres së Ndërrmarrësisë, Rozeta Hajdari, për heqjen e taksës ndaj bllokave të ndërtimit të importuar nga Serbia, me arsyetimin se ka skaduar masa antidamping e vendosur para pesë vjetësh.

Sipas tij, pas këtij vendimi vendi do të vërshohet nga produkte serbe, duke shtuar se me vendimet e saj qeveria po mbyll dyert për Shqipërinë e po hap ato me Serbinë.

Madje, ai ka paralajmëruar se do të kërkojnë edhe interpelanca e debate për këtë çështje, siç tha ia për të treguar fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.

“Ne kemi marrë me shume shqetësim këtë ngjarje, kjo është Qeveri hipokrite, tash le më që po qesin pengesë, por po largojnë edhe ligje dhe do të vërshohemi nga produkte serbe në Kosovë”.

“Po hapin dyert për Serbinë dhe po mbyllin dyert për Shqipërinë. Ata janë vetëm kundër produkteve vendore. Do ta shqyrtojmë këtë vendim, do të kërkojmë edhe interpelanca edhe debate ku do të  tregojmë fytyrën e vërtetë të kësaj Qeveria që e ka pas për qëllim veç marrjen e pushtetit”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë…