Lushtaku përkujton betejën e Çirezit dhe Likoshanit: Kjo betejë i parapriu luftës për liri

28 shkurt 2024 | 15:19

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka përkujtuar masakrën e Çirezit dhe Likoshani, e cila ka ndodhur 28 shkurt të vitit 1998.

Lushtaku, i cili tani ushtron detyrën e nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, ka vizituar familjarët e dëshmorëve dhe martirëve të rënëve në këtë betejë.


Lushtaku ka shkruar në “Facebook” se kjo betejë ndërmjet njësiteve të UÇK-së dhe policisë serbe i parapriu luftës së madhe të popullit për çlirim.

“Me nderimin dhe përuljen më të thellë sot kujtuam dëshmorët dhe martirët e Çirezit dhe Likoshanit, të cilët ranë me 28 shkurt 1998 në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe dinjitetit të secilit shqiptar. Beteja e para 26 viteve ndërmjet njësiteve të UÇK-së dhe policisë serbe do t’i paraprijë luftës së madhe të popullit tonë për liri e pavarësi, rrugë e cila ishte e mbushur me gjak, mund e sakrificë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të rënë me 28 shkurt 1998 në Çirez dhe Likoshan!”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell,…