Lushtaku, Selimi e Ukë Rugova mysafirë të Lutfi Hazirit

19 mars 2019 | 23:33

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sonte ka pasur disa mysafirë të veçantë në qytetin që ai udhëheq.

Siç raportojnë mediat lokale, në konak të Hazirit sonte ishin Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Ukë Rugova dhe disa personalitete të tjera. Poashtu merret vesh se javët e fundit zyrtarët e lartë të PDK-së, të cilët e kan mik të mirë Lutfi Hazirin kanë darkuar në restaurantet e ndryshme të Gjilanit.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, ata shihen duke pirë verë e birra dhe duke ngrënë darkë.

Të gjithë shfaqen të buzëqeshur, derisa duket se takimi ishte shumë miqësor. Kujtojmë se Lushtaku ishte kryetar i Skenderajt nga radhët e PDK-së, parti kjo për të cilën Haziri kohë pas kohe ka kritika.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimet e emergjencës po merren me një rast zjarri në…