Lushtaku sqaron pse Dervishaj u prezantua te Drenica dhe Vushtrria

10 korrik 2019 | 15:02

Në futbollin kosovar shpeshherë ndodhin gjëra të pazakonta. Një ndër to është edhe rasti me lojtarin Besfort Dervishaj.

Më 8 qershor skuadra e Drenicës kishte njoftuar se kishte nënshkruar me talentin, Dervishaj. Sipas faqes zyrtare të kuqezi ai kishte nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme. Por disa ditë më pas skuadra e Vushtrrisë kishte prezantuar të njëjtin lojtar si përforcim.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku sqaroi se pse ndodhi një gjë e tillë. “Besarti ka qenë futbollist i Drenicës, e kemi vazhduar normalisht kontratën dhe me marrëveshje të dy anshme jemi dakorduar që të jetë pjesë e Vushtrrisë për 1 sezon dhe mbas një viti ai të kthehet sërish në Drenicë. Në një far formë është si huazim kisha me thënë që kjo është e vërteta për Dervishin”, ka thënë Lushtaku.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga aktoret më të bukura në Hollywood.…