Lushtaku takohet me përfaqësuesit e PDK-së në diasporë

11 gusht 2023 | 14:37

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se ka pritur në takim përfaqësuesit e strukturave të kësaj partie që veprojnë në diasporë.

Lushtaku ka thënë se përkushtimi i diasporës për Kosovën është i vazhdueshëm.

“Takime të frytshme me përfaqësues të strukturave e aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.  Aktiviteti dhe përkushtimi i tyre për një Kosovë më të mirë e më të zhvilluar është i vazhdueshëm!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të javës së ardhshme nis garat Superliga U21,…