Lutfi Haziri: Kjo është arsyeja pse i humbëm zgjedhjet në Prishtinë

19 gusht 2021 | 21:57

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se arsyeja pse i humbën zgjedhjet lokale në Prishtinë, është koalicioni jo i duhur që është bërë në atë kohë.

Haziri thekson se Arban Abrashi nuk arriti të fitojë në balotazh me Shpend Ahmetin, ishte fakti që LDK nuk bëri koalicion me AKR-në, e cila kishte dalur e treta në ato zgjedhje në kryeqytet.

Ndërsa, koalicionin me AKR-në e kishte bërë Lëvizja Vetëvendosje, që në atë kohë kishte kandidat Shpend Ahmetin.

“Ne e kemi humbur Prishtinën në vitin 2017 për shkak që partia (LDK v.j.) nuk e bëri koalicionin e duhur. Arban Abrashi nuk kishte cfarë të bënte më shumë. S’ka pas faj ai”, tha ndër të tjera Haziri në Debat Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se nëse LDK nuk…