Lutfi Haziri viziton ‘heronjtë e kufirit’ në Stançiq

18 shtator 2020 | 11:53
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Shërbime Publike, Naser Korça, ka vizituar  vendbanimet e brezit kufitar, duke përfunduar vizitën tek fermeri Kadri Bajrami, në fshatin Stançiq.
Kreu i Gjilanit theksoi se banorët e Malësisë së Karadakut janë heronjtë kufirit atje, derisa i ka konfirmuar këtij fermeri zhvillimin e projekteve infrastrukturore në këtë fshat të brezit kufitar.
“Vizitova vendbanimet në Malësinë e Karadakut dhe në fund qëndrova tek heronjtë e kufirit, siç është kryefamiljari Kadri Bajrami, një fermer i zoti. Stançiqi dhe Gryka e Karadakut deri tek Maja e Zezë, është kthyer në zonë turizmi, zhvillimit të blegtorisë dhe zhvillimit rural. Bashkë do të vazhdojmë edhe ne Buricë, Lipovicë, Bukovik, Capar e deri në Sllubicë e Kokaj”, ka thënë Haziri.
(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talat Vulkani shpall të pavlefshme diplomën  e SHMLT "11 Marsi"…