
LV-ja: Gëzuar Krishtlindjen
Lëvizja Vetëvendosje (LV), nëpërmjet një komunikate për medie ka uruar besimtarët krishterë për festën e Krishtlindjes.
Sipas kësaj partie, Krishtlindja na e kujtojnë lindjen e Jezu Krishtit, njeriu që me veprat dhe mësimin e tij dha porosi universale morale dhe sociale që u bënë frymë lëvizëse e gjithë historisë botërore të njerëzimit.
“Tradita jonë kombëtare i ka bërë bashkë besimet e ndryshme, për një projekt të përbashkët. Ndaj i urojmë së bashku edhe festat e veçanta”, është theksuar në komunikatë.
Urimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Të gjithë besimtarëve të krishterë dhe shqiptarëve kudo që ata jetojnë ua urojmë festën e Krishtlindjes.
Krishtlindja na e kujtojnë lindjen e Jezu Krishtit, njeriu që me veprat dhe mësimin e tij dha porosi universale morale dhe sociale që u bënë frymë lëvizëse e gjithë historisë botërore të njerëzimit.
Ai mishëroi besimin e pastër, mirësinë e pakushtëzuar, ndihmën e palodhshme për nevojtarët, mbështetjen e pakursyer për të varfëritë, sakrificën për të tjerët, shpresën për pesimistët dhe mëshirën për mëkatarët e përmirësueshëm.
Tradita jonë kombëtare i ka bërë bashkë besimet e ndryshme, për një projekt të përbashkët. Ndaj i urojmë së bashku edhe festat e veçanta.
Gëzuar Krishtlindjen!