LV-ja jep detaje për takimin Kurti-Mustafa

27 janar 2020 | 20:00

Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim për media ka njoftuar ka dhënë detaje për takimin mes Kurtit dhe Mustafës.

Sipas kësaj partie, palët janë pajtuar që nesër të takohen sërish.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me shefen e Misionit të BE-së.  Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, është thënë në njoftimin për media të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anësori i Milanit, Suso, ka arritur marrëveshje për kalim te…