Suso arrin marrëveshje me Sevillan

27 janar 2020 | 19:48

Anësori i Milanit, Suso, ka arritur marrëveshje për kalim te Sevilla, por një e tillë mes klubeve akoma s’është arritur.

Spanjolli humbi vendin në 11-shen bazë të Milanit dhe, sipas “Gazetta dello Sport”, ai tani pritet t’i bashkohet Sevillas me kontratë katër vjet e gjysmë.

Klubet janë duke mbajtur akoma negociatat, ndërsa mendohet se fillimisht lojtari do të huazohet për 18 muaj me obligim për blerje për 20-25 milionë euro. Suso u transferua te Milani më 2015 nga Liverpooli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA  Rroftë Glauku, poshtë Glauku: Glauk…