LV-ja me të hyra financiare mbi 2 milionë në vit, sa tri partitë opozitare së bashku

14 prill 2023 | 12:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2022.

KQZ-ja njoftuar se këto raporte të paaudituara mund të pësojnë ndryshime gjatë procesit.

Sipas këtyre raporteve, Vetëvendosje, gjatë vitit të kaluar ka pasur të hyra gjithsej 2 milionë e 53 mijë e 868 euro, ndërkohë ka shpenzuar 1 milion e 308 mijë e 147 euro.

Këto të hyra janë nga arka e shtetit dhe donacionet.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë vitit 2022 ka pasur 673 mijë e 710 euro të hyra, ndërkohë që ka shpenzuar 612 mijë e 638 euro.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), gjatë vitit të kaluar ka pasur të hyra gjithsej 526 mijë e 200 euro, derisa shpenzuar 428 mijë e 524 euro.

 

Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), gjatë vitit 2022 ka pasur 279 mijë e 700 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 219 mijë e 370 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Randobravë të Prizrenit, pas një konflikti verbal me…