LV-ja nesër nis nënshkrimin e peticionit për zgjedhje të reja

01 qershor 2020 | 23:00

Lëvizja Vetëvendosje nesër me fillim në ora 10:00 deri në 18:00 , në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë do të organizojë peticionin me kërkesën për zgjedhje të reja.

Kjo parti fillimisht kishte organizuar një peticion online për zgjedhje të reja, ndërsa pas lirimit të masave kundër COVID-19, nga nesër këtë do ta bëjë edhe në mënyrë fizike, njofton Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës.

Njoftimi i Lëvizja Vetëvendosje:

PETICION: Duam Zgjedhje

Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja sepse vetëm përmes tyre mund të ketë legjitimitet qeverisja e re. Për të dalë nga kjo krizë, si hap të parë po mbledhim nënshkrimet për peticionin që ka vetëm këtë kërkesë: zgjedhje të reja.

Jo qeveri pa zgjedhje e për vjedhje. Jo qeveri për ndarje e copëtim. Por zgjedhje, demokraci e zhvillim.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nazmi Viqa nga AWR Abbruch, Lazim Destani nga Ecolog dhe…