LV-ja: PANqeveria po merr borxh për të paguar borxhe të tjera (Foto)

12 maj 2019 | 16:15

Lëvizja Vetëvendosje akuzuar Qeverinë e Kosovës se është duke marrë borxh për të paguar pagat e atyre që janë punësuar me nepotizëm dhe pa meritë në sektorin publik.

Sipas kësaj lëvizje, Qeveria Haradinaj është skajshmërisht e korruptuar dhe merr para borxh në emër të Kosovës për t’i keqpërdorur ato.

“Borxhi mund të jetë një mjet për të ndihmuar zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë së Kosovës, nëse përdoret me përgjegjësi dhe mençuri. Por një qeveri skajshmërisht e korruptuar, merr para borxh në emër të Kosovës, dhe i keqpërdor ato. Një borxh i cili nuk përdoret për ta zhvilluar ekonominë, rrezikon ta shkatërrojë atë”.

“PANqeveria po merr borxh për të paguar borxhe të tjera, po merr borxh për asfalt sepse aty mund të vjedhë shpejt e shumë, dhe po merr borxh për të paguar pagat e atyre që janë punësuar me nepotizëm dhe pa meritë në sektorin publik. Ka ardhur koha që PANqeveria të largohet dhe PANhajnia të ndalet. Kosovën e fituam me luftë e sakrifica, nuk do të lejojmë ta humbim me borxhe e kamata”, është thënë në reagimin e Vetëvendosjes.

/Epoka e re/

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i organizatave joqeveritare vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia…