LV-ja për çdo muaj ka rënie, ndërsa LDK-ja rritje me nga 1%

28 shtator 2022 | 21:41

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku kjo parti doli në vendin e tretë dhe veprimet për të cilat po i marrin për ta përmirësuar atë rezultat.

Muhaxheri tha se nëse analizohen zgjedhjet e fundit nacionale, shihet se fituesi i tyre (Lëvizja Vetëvendosje), ka gati çdo muaj rënie me nga 1 për qind, kurse LDK-ja për çdo muaj ka rritje për nga 1 për qind.

“Pra, opozitarizmi si e bëjmë ne është përgjegjësi e kryetarit të partisë dhe strukturave të partisë të cilat janë duke e analizuar humbjen që e kanë pësuar më 14 shkurt dhe janë duke bërë veprime për ta kthyer LDK-në në vendin e parë”, është shprehur Muhaxheri në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, Muhaxheri shtoi se LDK-ja nuk është e interesuar që në asnjë moment t’ia ndërpret qeverisjen Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka kritikuar ashpër Qeverinë e…