LV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme për shkëmbimin e pronave në Badoc

04 shkurt 2024 | 15:01

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka bërë me dije se do të thërras nesër (e hënë ) seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.

Sipas njoftimit të kësaj lëvizje , seanca do të mbahet të enjten, teksa ka bërë thirrje ndaj partive tjera që të bashkohen në këtë nismë.

“Lëvizja Vetëvendosje, do thërras sërish nesër seancë të jashtëzakonshme, për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc, e cila do të mbahet të enjten. Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike. Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më parë!”, ka njoftuar Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës është e publikuar…