Maçoku orakull bën parashikimin e Rusi-Egjipt

19 qershor 2018 | 13:50

Parashikimi i parë ishte i saktë dhe ai e provoi sërish. Pasi gjeti suksesin e Rusisë në ndeshjen me Arabinë Saudite, Akili, maçoku shurdh i nominuar si orakulli i Botërorit “Rusi 2018”, ka përcaktuar një tjetër fitore të Rusisë, në ndeshjen e radhës që do të luajë me Egjiptin.

Sot në mbrëmje, në Shën Peterburg, vendi organizator do të përballet me Egjiptin dhe maçoku më i famshëm në Rusi ka bërë të njëjtin parashikim, duke zgjedhur Rusinë. Akili hëngri ushqimin pikërisht nga tasi që mbante lart flamurin e Rusisë dhe pasi e mbaroi të gjithë mori edhe diçka nga tasi ku ndodhej flamuri egjiptian.

Në Rusi kanë kryqëzuar gishtat me shpresën që Akili të ketë zgjedhur të duhur, duke shpresuar shumë në kualifikimin e skuadrës së tyre për në turin tjetër./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania IPKO  njofton klientët  e saj se kodi ekzistues i…