Macron: Ambasadori francez në Niger është marrë peng

15 shtator 2023 | 22:32

Presidenti francez, Emmanuel Macron pretendon se ambasadori francez në Niger dhe diplomatë të tjerë francezë po mbahen peng në ambasadën franceze.

Duke folur me gazetarët gjatë një vizite në rajonin e Cote D’Or në Francë të premten, Macron tha se u ndalua dërgimi i ushqimit në ambasadën në Niamey dhe se ambasadori po hante racione ushtarake.

“Ambasadori, Sylvain Itte, nuk mund të dalë, ai është persona non grata dhe atij i refuzohet ushqimi”, tha gjithashtu Macron.

Pasi mori kontrollin e vendit të Afrikës Perëndimore në korrik, junta ushtarake urdhëroi Itte të largohej nga vendi. Më vonë ai ia hoqi vizën dhe udhëzoi policinë që ta dëbonte, shkruan CNN. Por diplomati mbeti në vend, sipas presidencës franceze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin ka mbledhur sot në Stozhice…