Macron paralajmëron Vuçiqin: Përgjegjësit e Banjskës të dalin para gjyqit për veprimet e tyre

08 prill 2024 | 22:15

Presidenti francez, Emanuel Macron e ka paralajmëruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë, të dalin para drejtësisë.

Siç tha Macron, në një konferencë pas takimit me Vuçiqin, duhet bërë gjithçka, që ajo çfarë ndodhi vjeshtën e kaluar të mos përsëritet më.

”Është e nevojshme që nga njëra anë përgjegjësit për sulmin në Banjskë vjeshtën e kaluar të dalin para gjykatave për të dhënë përgjigje për veprimet e tyre. Duhet bërë gjithçka që të mos ndodhë një dramë e tillë përsëri”, tha Macron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak ditësh është realizuar një aksion ku u sekuestura…