Macroni shpreh keqardhje për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

23 dhjetor 2018 | 17:12

Presidenti i Francës, Emmaneul Macron, ka thënë se i vjen thellësisht keq ndaj vendimit të fundit të homologut të tij amerikan, Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria.

Macroni, gjatë një konference për medie në Çad ka thënë se “një aleat duhet të jetë i besueshëm”.

“Më vjen thellësisht keq për vendimin e marr mbi Sirinë”, ka thënë ai.

Më 22 dhjetor, Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Siria, pasi ai ka thënë se ata kanë kryer misionin e tyre në mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik në Siri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra debutuese në Ligën e Parë të Kosovës, Feronikeli, ka…