Feronikeli, “mbret” i Ligës së Parë në basketboll

23 dhjetor 2018 | 17:08

Skuadra debutuese në Ligën e Parë të Kosovës, Feronikeli, ka dominuar në këtë ligë në stinorin vjeshtor.

Në 9 xhiro të luajtura basketbollistët e Feronikelit nuk dinë për humbje dhe kështu kanë grumbulluar maksimumin e pikëve, gjithsej 18 sosh. Menjëherë pas Feronikelit renditet Vëllaznimi që e ka të regjistruar një humbje nga Feronikeli dhe kjo është arsyeja që skuadra nga Gjakova ka tubuar 17 pikë dhe renditet e dyta.

Në pozitën e tretë ndodhet Istogu me bilanc prej 6 fitoresh e 3 humbjesh me 15 pikë, aq sa ka edhe Don Bosko nga Prishtina dhe që është në pozitën e katërt. Më pas renditet Drita si e pesta me 5 fitore e 5 humbje me 14 pikë, kurse Prishtina e Re ka bilanc prej 4 fitoresh e 5 humbjesh me 12 pikë në vendin e gjashtë. Penza është në pozitën e tetë me 3 fitore e 6 humbje me 12 pikë, kurse Vushtrria dhe Kerasan Prishtina kanë regjistruar nga 2 fitore e 7 humbje dhe kanë nga 11 pikë. Vushtrria është në vendin e tetë, kurse Kerasan Prishtina në të 9-tën.

United Basket nga Gjilani nuk ka arritur të shijojë asnjë fitore në nëntë xhiro, prandaj edhe renditet në vendin e nëntë me 9 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka zhvilluar një…