Magani: Mos i kritikoni trajnerët nga Shqipëria

11 dhjetor 2018 | 15:51

Sulmuesi shqiptar i Feronikelit, Artur Magani, ka lavdëruar sjelljet e lojtarëve të Kosovës, por ka kritikuar analistët për mënyrën se si i vlerësojnë trajnerët nga Shqipëria që janë duke punuar në klubet e Kosovës.

“Për të mirë do ta veçoja sjelljen e futbollistëve të Kosovës karshi neve që jemi nga Shqipëria edhe pse jemi të gjithë shqiptarë. Ndërsa për të keq, ndoshta gabohem, por analistët e Kosovës i sulmojnë pa të drejtë trajnerët shqiptarë që kanë ardhur në Kosovë”, ka Magani për “Epokën e re”.

/Epoka e re/  

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Çështjeve Humanitare në Kombet e Bashkuara, Mark Lowock,…