Majlinda Kelmendi pensionohet nga xhudo aktive

06 dhjetor 2021 | 20:07

Me një ceremoni shtetërore, kampionia e Kosovës, Majlinda Kelmendi, më 6 dhjetor është pensionuar si xhudiste aktive. Në ceremoninë e organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u tha se bota mësoi për Kosovën falë Majlinda Kelmendit.

Duke mos i përmbajtur lotët, vet Kelmendi tha se për gjithë suksesin e saj falënderimi më i madh i takon Kosovës.

“Kam punuar shumë që mos të zhgënjej Kosovën e ta bëjë vendin krenar”, tha Kelmendi duke i falënderuar të gjithë për përkrahje përgjatë rrugëtimit të saj.

Në këtë ceremoni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nderuar Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”.

Urdhri “Shotë Galica” u ndahet personave, të cilët kanë avokuar, kanë bërë vepra trimërie apo akte guximi, por edhe luftuan për barazinë gjinore.

“Ajo me të drejtë cilësohet si legjendë e sportit të xhudos, heroinë e Kosovës. Në tre dekadat e jetës së saj u bë fytyra e Kosovës së sotme”, tha presidentja Osmani gjatë fjalimit.

Presidentja Osmani përmendi edhe trajnerin e Majlinës, Toni Kukën dhe Agron Kukën, kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës duke i falënderuar për lartësimin e shtetit të Kosovës.

Kelmendi karrierën e saj tani do ta vazhdojë si trajnere e xhudos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë, kishte marrë 396 euro…