Majlinda kualifikohet në çerekfinale

11 janar 2021 | 12:25

Xhudistja Majlinda Kelmendi e mposhti polaken Agata Perenc pas 5:17 minuta luftë me një Ëaza-ari, duke arritur në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.

Për Kelmendin është paraqitja e parë në një garë pas më tepër se një vit pauzë. Kampionia olimpike, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, në meçin e parë e mposhti rumunen Andreea Chitu.

Në çerekfinale është kualifikuar edhe Nora Gjakova, derisa Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit me anë të një njoftimi zyrtar në…