Makina ndahet në dysh, pamje të frikshme nga aksidenti ku mbeti një viktimë (Video)

29 dhjetor 2019 | 12:38

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik ku një autobus është përplasur me një veturë të tipit “Alfa Romeo”, ku ka humbur jetën drejtuesi i veturës.

Vetura është ndarë në dyshë. “Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjencisë turistike me drejtues K.M., me automjetin tip ‘Alfa Romeo’ me drejtues shtetasin L.C. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit ‘Alfa Romeo’ shtetasi L.C si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, është thënë në njoftimin e policisë. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth njëmijë persona janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë të…