Malazezët për protestën e tretë masive: Kurrë Mali i Zi s’do të bëhet siç e ëndërron Vuçiqi

28 nëntor 18:48

Qytetarë të shumtë tashmë ndodhen para Kuvendit të Malit të Zi, ku së shpejti duhet të nisë tubimi i tretë protestues “Ima nas”, shkruan “Analitika”.

Në fillim të takimit, qytetarë të shumtë i përshëndeti aktivisti qytetar, Predrag Vushurovic, i cili kujtoi se peticionin për zgjedhje të parakohshme e kanë nënshkruar 35 mijë qytetarë.

“Ky nuk do të jetë kurrë Mali i Zi për të cilin Vuçiq ëndërron”, theksoi ai.

Organizatorët sapo kanë bërë të ditur se në Podgoricë ende po vijnë qytetarë nga qytetet tjera.

“Nuk e japim Kushtetutën, duam zgjedhje”, “Jo shërbëtorëve të Vuçiqit” dhe “Nuk të japim Malin e Zi” janë disa nga pankartat e mbajtura nga pjesëmarrësit në tubim.

Në hyrjet e Podgoricës ende ka turma të mëdha, ndërsa qytetarët nga komunat tjera vazhdojnë të vijnë.

Protesta e 9 shtatorit të këtij viti, ishte masive dhe u mbajt po në Podgoricë me thirrjen për kthimin në binar të shtetit të Malit të Zi, protestë kjo e cila morri mbështetje të madhe nga presidenti malazias, Millo Gjukanoviç.

U numëruan rreth 17 mijë protestues, sipas mediave malazeze, të cilët u shprehën njëzëri se nuk do të lejojnë “shkatërrimin” e karakterit civil të shtetit dhe Kushtetutës pas amandamentit kontraverz të Ligjit për Presidentin nga blloku pro-rus dhe pro-serb i Frontit Demokratik.

Marshi nisi dhe mbaroi me himnin kombëtar të Malit të Zi, dhe mesazhet që u dërguan ishte se qytetarët anembanë Malit të Zi do t’i dalin zot ruajtjes së vendit.

Janë tri kërkesat kryesore të qytetarëve, të cilat i ka paraqitur organizatori i takimit, Nebojsha Mrvaljeviç nga Forumi i Qytetarëve të Lirë “Luça”: të tërhiqet ligji antikushtetues dhe puçist për presidentin për të parandaluar rrëzimin e rendit kushtetues, një marrëveshje për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, pasi Mali i Zi do të merrte sa më shpejt një qeveri të përgjegjshme.

Janë bërë tashmë dy vite që kur Mali i Zi e ka gjetur veten të tjetërsuar politikisht nga brenda, shkruan Reporteri.

Dy qeveri janë rrëzuar, e treta që provon të bëhet, nga rezultati i njëjtë i zgjedhjeve të gushtit 2020, derisa shteti qëndron në vendnumëro.

Kjo e treta, nga dështimi për t’u bërë, ia ka mësyrë ndryshimit të Ligjit për Presidentit, me ç’rast synohet marrja e disa kompetencave kushtetuese nga institucioni i Presidentit, përkatësisht ajo e dhënies së mandatarit për formim të qeverisë.

Partitë sovraniste malaziase e kanë përshkruar si grusht shteti kushtetues nga mazhoranca e vjetër/re e DF-së pro-serbe dhe pro-ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në disa klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës raportohet…