Maldini: Donnarumma portieri më i mirë në botë

29 qershor 2020 | 11:33

Rinovimi me Gigio Donnarumma është një nga çështjet që duhet të zgjidhë Milani. Kontrata e portierit të talentuar përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe kjo verë është decizive për të ardhmen e tij.

Paolo Maldini, legjenda e klubit italian, njëkohësisht drejtori teknik i Milanit, e cilëson 21-vjeçarin si portierin më të mirë në botë dhe shpreson që të arrihet sa më shpejt firmosja e kontratës së re.

“Ne kemi detyrë për t’u përpjekur që të mbajmë Donnarumman. Mendoj se ai është një simbol i Milanit, gjithashtu edhe portieri më i mirë në botë. Ibrahimoviq? Situata e Zlatan ndryshon me të Gigios“, deklaron drejtori teknik i Milanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve presidenciale në Poloni tregojnë se…