Maliqi: Të hapet edhe një Gjykatë e Hagës për krimet e padënuara të Serbisë

11 tetor 2020 | 12:01

Analisti Shkëlzen Maliqi ka kërkuar që Serbia të detyrohet të zbulojë 16 varrezat masive të krimeve të luftës që në një emision televiziv i përmendin zyrtarët e kabinetit të ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq.

Ai po ashtu ka kërkuar që të hapet edhe një Gjykate e Hagës për krimet makabre të padënuara të Serbisë zyrtare.

“Kryediplomati dhe ish-kryeministri serb Ivica Daçiq të ndiqet penalisht për obstruksion të drejtësisë në zbulimin e krimeve masive te luftës. Prokuroria e Kosovës të ngritë padinë! Të iniciohet Peticioni në Kosovë dhe Peticion ndërkombëtar ku kërkohet përgjegjësia dhe ndjekja penale e të gjithë zyrtareve serbë për aferën makabre të varrezave masive të fshehura me vite”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar se duhet të hapet edhe një Gjykatë e Hagës për krimet makabre të padënuara të Serbisë.

“E kemi ditur ketë edhe më herët, por tani kemi dëshmitë e dorës së parë që akuzojnë jo vetëm regjimin e Milosheviqit, por edhe të gjitha regjimet pasuese. Le të hapet edhe një Gjykate e Hagës për krimet makabre te padënuara të Serbisë zyrtare”, ka shkruar publicisti Maliqi.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmirësimi i cilësisë së studimeve, rritja e kërkimeve shkencore, krijimi…