Malisheva dërgon 1 000 ekzemplarë veprash për bibliotekën e alfabetit në Manastir

07 prill 2023 | 09:37

Edhe Malisheva i bashkohet nismës së studentës nga Shkupi, znj Emira Selimi për pasurimin e bibliotekës së Manastirit me vepra.

Aksioni për dhurimin e librave në mbështetje të bibliotekës së Manastirit është organizuar nga, krijuesi letrar Mehdi Krasniqi, ku me dhjetra dhurues iu përgjigjën kërkesës për dhurim të librave nga bibliotekat personale.

Komuna e Malishevës ndihmon këtë  aksion përmes sigurimit të transportit të veprave,  deri në destinacionin e bibliotekës së Manastirit.

Shkrimtarë, poetë dhe qytetarë nga e tërë  hapësira  gjeografike shqiptare, faleminderit për përmbushjen e misionit kombëtar, që dhuruat veprat tuaj për bibliotekën e alfabetit shqip në Manastirin shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania e ka mposhtur me sukses dhe me rezultate të…