Malisheva fiton ndaj Trepçës ’89, Ferizaj e Drenica luajnë baras

29 tetor 2022 | 16:55

Kanë përfunduar dy ndeshjet e së shtunës në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Malisheva ka mposhtur në “Liman Gegaj” Trepçën ’89 me rezultat 4:0.

Autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Sami Sërmaxhaj ishin Ronald Sobowale, Alban Shilova dhe Behar Maliqi, ndërsa mysafirët shënun një autogol.

Ndërkohë, Ferizaj dhe Drenica ndanë pikët. Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi pas golit të Agim Zekës, derisa Ferizaj barazoi me anë të Gentrit Halilit.

Albi Mall Superliga të dielën zhvillon dy ndeshje të tjera të xhiros së 14-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin e saj “Repertorin…