Komuna e Malishevës ndalon shtrimin e kubëzave jashtë kritereve

05 prill 2018 | 12:40

Komuna e Malishevës ka ndërprerë shtrimin e kubëzave nga shkolla e Damanekut deri në Bubël për shkak se ky projekt nuk i ka plotësuar kriteret e parapara.

“Gjatë inspektimit të punimeve është vërejtur se operatori nuk e ka respektuar kriterin e trashësisë së kubëzave. Sipas dokumentacionit të këtij projekti, trashësia e kubëzave duhet të jetë 8 cm, ndërsa kubëzat që kishin filluar të shtrohen ishin me trashësi prej 6 cm”, është bërë me dije në njoftimin e komunës së Malishevës.

Trotuari Damanek-Bubël ka një gjatësi prej 1 mijë e 450 metra dhe ndërtimi i këtij trotuari është bërë me qëllim të lehtësimit të udhëtimit dhe sigurisë së nxënësve nga fshati Bubël të cilët shkojnë në shkollën e Damanekut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja 3-0 e Liverpool ndaj Manchester City i ka dhënë…