Malishevës i shtohen edhe dy çerdhe publike me mbi 115 fëmijë

18 korrik 2023 | 16:25

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë me dije se në shtator do hapen edhe dy institucione parashkollore me kapacitet prej mbi 115 fëmijë.

Njëra çerdhe do të hapet në Malishevë dhe tjetra në Kijevë, ndërsa shumë shpejt, do të hapet edhe çerdhja e katërt.

“Edukimi i hershëm i fëmijëve të Komunës së Malishevës, ka qenë një prej prioriteteve tona, si qeverisje komunale. Me angazhimet tona maksimale dhe me përkrahjen e pa rezervë të kryetarit, Ekrem Kastrati, e kemi bërë realitet këtë premtim. Përveç këtyre dy institucioneve të reja parashkollore, po punohet intensivisht për hapjen e çerdhes së katërt në komunën tonë”, ka theksuar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja është fiksuar pas Bernardo Silvas. Klubi kampion i Francës…