PSG-ja ofron tre futbollistë për Silvën

18 korrik 2023 | 16:24

PSG-ja është fiksuar pas Bernardo Silvas. Klubi kampion i Francës dëshiron me çdo kusht që të afrojë në skuadër mesfushorin portugez të Manchester Cityt.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, drejtuesit e parisienëve janë të gatshëm të përfshijnë në tratativa disa lojtarë, në mënyrë që të ulet disi çmimi i kartonit të Silvas.

Bëhet fjalë për futbollistë si Marco Verratti, Presnel Kimpembe dhe Gianluigi Donnarumma, të cilët do sakrifikoheshin për të sjellë yllin e njohur në Paris. Në shtëpinë e PSG ka mjaft çështje të tjera të hapura, si ajo e Mbappe, apo edhe Neymar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së…