Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë më 26 korrik

18 korrik 2023 | 16:21

Përfaqësuesit e tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kanë paralajmëruar protestë më 26 korrik për të kundërshtuar Ligjin për pagën minimale.

Ushtruesi i detyrës së OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se si organizata të dala nga lufta nuk kanë pasur kontakt as me Qeverinë dhe as me Kuvendin.

Ai tha se u erdhi mirë që presidentja e vendit pranoi kërkesën për takim.

“Ne i paraqitem të gjitha shqetësimet tona. Kjo qeveri që dy vjet e gjysmë as protezat veteranëve nuk ua rregullon”, ka thënë Klinaku, duke theksuar se kjo qeveri po goditë UÇK-në në vazhdimësi.

“Veprimet tona nuk ndërlidhen me presidenten, ajo e ka për obligim ta kryejë si duhet punën e saj, sepse paraqet unitetin e popullit dhe nuk duhet të krijojë përçarje. Kundërshtimet tona vazhdojnë. Kemi paralajmëruar më 26 korrik protestën tonë, atë ditë që do të mbahet seanca”, është shprehur Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka pritur…