Mallorca, skuadrave të interesuara për Muriqin: ‘Pirati’ kushton 30 milionë euro

22 prill 2026 | 12:14

Edhe pse nuk arriti të shënojë në ndeshjen e fundit, Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve.

Pas raportimeve për një interesim nga Barcelona, së fundmi në garë është futur edhe Fenerbahçe. Mediat turke kanë raportuar madje për një marrëveshje në parim mes klubit nga Stambolli dhe sulmuesit kosovar, ndërsa mbetet ende për t’u arritur akordi me RCD Mallorca.

Megjithatë, marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë. Sipas Ultima Hora, klubi spanjoll ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për kartonin e lojtarit.

Agjenti i Muriqit, Utku Cenikli, ishte i pranishëm në stadiumin “Son Moix” për ndeshjen ndaj Valencias, në një moment kur spekulimet për largimin e sulmuesit janë në rritje.

“Vizita e tij nuk duket rastësi, pasi vjen në një kohë kur lojtari po lidhet me klube të mëdha, përfshirë edhe FC Barcelona”, shkruan media spanjolle.

Vedat Muriqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, me 21 gola të shënuar në La Liga, duke thyer rekorde me fanellën e RCD Mallorca.

Megjithatë, një transferim mbetet i komplikuar edhe për shkak të klauzolave financiare. SS Lazio, ish-klubi i tij, zotëron 45% të fitimit nga një shitje e ardhshme, çka e bën marrëveshjen më të ndërlikuar për mallorquinët.

Pavarësisht interesimit në rritje, drejtuesit e RCD Mallorca synojnë ta mbajnë sulmuesin, ndërsa çdo largim i mundshëm do të merret në konsideratë vetëm për një ofertë prej të paktën 30 milionë eurosh. Muriqi ka kontratë edhe për tri vite të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rast se deri më 28 prill deputetët e Kuvendit…