Maloku, krenar që bëhet pjesë e Prishtinës

15 korrik 2019 | 19:14

FC Prishtina ka arritur marrëveshje me talentin gjakovar Art Maloku.

Qendërmbrojtësi ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e stinorit pranveror me Vëllaznimin, kurse ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të përfaqësueses së Kosovës.

“Normalisht, kam qenë i befasuar dhe i mrekulluar me interesimin e Prishtinës. Pa dyshim se pranova ofertën që të jem pjesë e klubit më të madh në vend. Shpresoj dhe besoj shumë të imponohem dhe t’i tregoj aftësitë e mia. Falënderoj shumë familjen, posaçërisht babanë që më ka mbështetur. Shpresoj shumë se do të realizoj ëndrrën”, ka thënë Maloku.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në…