Maloku: Nuk jam me koronavirus

23 mars 2020 | 12:54

Leonardo Maloku, futbollisti i kombëtares U-21 nuk është i prekur nga koronavirusi. Ka qenë vetë lojtari 21-vjeçar i cili luan për skuadrën e San Roque Lepe në kategorinë e 4-t spanjolle që ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga vetë ai në Facebook.

Nëpërmjet një postimi në Instastory në Instagram Maloku ka mohuar lajmin e publikuar nga ai në Facebook duke bërë me dije se i është vjedhur adresa në këtë rrjet social dhe dikush ka bërë një humor të zi lidhur me gjëndjen e tij shëndetësore.

“Djem, profilin në Facebook ma kanë vjedhur shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet. Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda. Faleminderit”, shkruan Maloku në “Instastory”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me…