Parandalimi i panikut nga koronavirusi, Suhareka do të angazhojë psikologë e sociologë

23 mars 2020 | 12:54

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me duhet kjo komunë do të angazhojë grupin e psikologëve dhe sociologëve me qëllim të parandalimit të panikut si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

“Do të angazhojmë grupin e psikologëve dhe sociologëve në Komunën e Suharekës, me qëllim të parandalimit të panikut si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19. Brenda pak ditësh do të krijohet platforma online, e cila do të respektojë privatësinë, ligjet në fuqi dhe do të jetë zyrtare nga ana e Komunës së Suharekës. Misioni i grupit do të ketë theksim të veçantë, parandalimin e panikut tek qytetarët e Komunës së Suharekës, si pasojë e shkaktuar nga Covid-19, i cili komunikimin do ta zbatoj vetëm përmes thirrjeve telefonike dhe formave tjera elektronike”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Do të angazhojmë grupin e psikologëve dhe sociologëve në Komunën e Suharekës, me qëllim të parandalimit të panikut si…

Gepostet von Bali Muharremaj am Montag, 23. März 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy rastet e para me koronavirus u konfirmuan në territorin…