Maloku: Sa më shumë që merreni me Ramushin aq më pak vota do të keni në zgjedhje

28 korrik 2019 | 14:29

Këshilltari politik i kryeministrit në dorëheqje, Naim Maloku, ka reaguar ndaj situatës së fundit politike në vend.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, u është përgjigjur partive politike, sidomos atyre të opozitës.

Maloku ka theksuar se partitë opozitare dy vite tubonit nënshkrime për ta rrëzuar qeverinë. Ai ka parashtruar edhe dy pyetje për partitë politike: Çka po doni? A e keni marrë vesh qe qeveria është dorëhequr?.

“Dy vite na patet lodhë duke kërkuar zgjedhje të reja. Dy vite tubonit nënshkrime për ta rrëzuar qeverinë. Dy vite dëgjuam qe kjo qeveri s’bën dhe duhet të shkojë në shtëpi. Çka po doni? A e keni marrë vesh qe qeveria është dorëhequr? Sa më shumë qe merreni me Ramushin, aq më pak vota do keni në zgjedhjet e radhës!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë…