Malta – Kosova, mbyllet pjesa e parë

04 qershor 2021 | 18:50

Pjesa e parë e miqësores më Maltës dhe Kosovës është mbyllur me barazim 1-1.

Futbollistët “dardanë” e patën dominimin e plotë në këtë pjesë, kurse golin e vetëm e shënuan në minutën e 19-të, kur Lirim Kastrati e shërbeu për mrekulli Milot Rashicën që nuk e kishte të vështirë të shënon golin e parë në ndeshje.  Rashica pati edhe disa raste të tjera, por nuk arriti t’i konkretizojë në gol.

Në anën tjetër, Malta në rastin e vetëm nga gjuajta e lirë dhe pas një lëshim në mbrojtjen e Kosovës e barazuan rezultatin në 1-1.

Kjo është miqësorja e dytë në këtë muaj për “dardanët”, pasi të parën e zhvilluan kundër San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe e fituan me rezultat 4-1.

/Epoka e re/

Vjen goli i parë në ndeshjen Maltë – Kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Zoran Zaev edhe sot foli për fushën e gjelbër…