Mamografi falas për pjesëtaret e policisë
Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka lidhur të martën marrëveshje me Shërbimin shëndetësor të Policisë së Kosovës, marrëveshje kjo e cila do t’ju mundësojë pjesëtareve të PK-së shërbimin e mamografisë falas, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Izet Sadiku, tha se kjo drejtori do të ofrojë mamografi falas për të gjitha pjesëtaret e Policës mbi moshën 40 vjeçare.
“Jemi marr vesh që Drejtoria e Shëndetësisë gjatë fushatës ‘Race for the cure 2024’ që është fushatë që përkrah gratë me kancer, Drejtoria e Shëndetësisë do të ofrojë mamografi falas për të gjitha pjesëtaret e Policës mbi moshën 40 vjeçare. Ato që punojnë dhe veproj në Prishtinë, por edhe për ato që kanë gatishmëri nga komunat e tjera të vijë te Qendrat e mamomgrafisë”.
“E ftuam PK-në që të jetë pjesë e vrapimit më të madh që bëhet në Kosovë në përkrahje të grave me kancer të gjirit”, ka thënë ai.