Man City, gati të rivalizojë ekipet për Bellingham

25 shtator 2022 | 14:50

Manchester City gati të rivalizojë Liverpoolin dhe United në garë për Jude Bellingham.

Bellingham ka kontratë me Borussia Dortmund deri në vitin 2025, por pritet të largohet në merkaton e verës.

Shumë klube të mëdha janë pas mesfushorit anglez, kjo pritet të jetë arsyeja që ai të largohet nga “Signal Iduna Park”.

“Goal” së fundmi ka raportuar se City është gati të ofrojë 83 milionë funte për Bellingham, kështu duke qenë i gatshëm të rivalizojë skuadra si Liverpool dhe Man United që janë në garë për të.

Për 19-vjeçarin interesim kanë shfaqur edhe Real Madridi.

Në mesin e shumë ofertave nga gjigantë evropianë, mbetet të shihet se çfarë do të vendos mesfushori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person me inicialet F.B është vrarë sot rreth orës…