Manaferra fiton 2 çmime në “European Search Awards” në Barcelonë

31 maj 2022 | 13:00

Manaferra, agjenci e Marketingut Digjital në Prishtinë, është shpallur fituese e dy çmimeve në eventin e “European Search Awards” të mbajtur pak ditë më parë në Spanjë..

E dominuar në 3 kategori të ndryshme, Manaferra ia doli të sjellë në shtëpi 2 prej tyre: Best Use of Search: (Higher Ed.) dhe Best Small SEO Agency (Silver). Fitoren ua solli suksesi i treguar në krijimin e strategjive të përmbajtjes (Content Marketing) dhe SEO-së për Pacific College, universitet ky në Kaliforni (SHBA) të cilit Manaferra i ndihmoi të rritë trafikun në sajt dhe numrin e studentëve potencial që mund të aplikojnë në atë universitet për 900% respektivisht 930% brenda 10 muajve.

Diana Bajraktari, menaxhere e Content Marketing në Manaferra është prononcuar me rastin e fitores:

“Pjesëmarrja, fillimisht  në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve e pastaj dhe fitorja e dy çmimeve ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Ngjitja në skenë për të marrë çmimin para pjesëmarrësve të tjerë, të gjithë të afirmuar në këtë fushë ka qenë një emocion më vete. Ne ishim të vetmit kosovarë në atë mbrëmje dhe në një lloj forme ndihesha sikur po e përfaqësonim gjithë Kosovën e jo vetëm Manaferrën. Ky çmim na e konfirmoi që ne po e bëjmë një punë shumë të mirë si ekip dhe agjenci dhe na jep edhe më shumë motiv që të vazhdojmë përpara”.

Eventi “European Search Awards” është i përvitshëm dhe mbahet në qytete të ndryshme të Evropës. Sivjet, ai u mbajt në Barcelonë ku pjesëmarrës përpos stafit të Manaferra-s ishin dhe agjenci të shumta të marketingut dixhital në Evropë. Shteti i Spanjës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe pjesëmarrja e një agjencie kosovare përçon një mesazh pozitiv në këtë drejtim. Vlen të theksohet që konkurrenca për këto çmime është e madhe dhe fitorja e Manaferra-s është për t’u vlerësuar.

Drejtori ekzekutiv i Manaferra, Faton Sopa theksoi se: “Çmime të tilla janë dëshmi konkrete që Kosova ka potencial të madh në ofrimin e shërbimeve kualitative për tregun e jashtëm dhe se çka mund të arrijë një rini e shëndoshë, me vullnet të madh, punë të jashtëzakonshme dhe mbështetje të duhur. Mbesim të përkushtuar të vendosim Kosovën në hartën ndërkombëtare të Marketingut Dixhital dhe të promovojmë vendin tonë si një destinacion me potencial të madh për shërbime dixhitale”.

Rikujtojmë që Manaferra ka fituar njërin nga këto çmime edhe vitin e kaluar në “Global Search Awards”, diçka që vazhdon të dëshmojë prezencën në rritje e sipër dhe ekspertizën e agjencive kosovare në fushën e marketingut dixhital dhe jo vetëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita një ditë pas e…