Drita ‘blindon’ Blakçorin  

31 maj 2022 | 12:59

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita një ditë pas e zyrtarizoi transferimin e Besnik Krasniqit nga Prishtina ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën me mbrojtësin e krahut të majtë, Ilir Blakçori edhe për dy vite të tjera.

“Klubi ynë, FC Drita dhe futbollisti, Ilir Blakçori kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme. Blakçori ishte një nga futbollistët e rëndësishëm për ne në tri vitet e fundit, prandaj me paraqitjet e tij ka bindur të jetë pjesë e FC Drita për dy vite të tjera. Marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të drejtorit Sportiv, Valon Zymberi, i cili i dëshiroi suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Zyrtare: Krasniqi përforcon Dritën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit nga Suhareka e ka shkruar historinë duke…