Komuna e Suharekës shpërblen Ballkanin me 80 mijë euro

31 maj 2022 | 12:48

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka e ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës.

Klubi i drejtuar nga trajneri Ilir Daja e mbylli sezonin me 76 pikë nga 36 ndeshje të zhvilluara, duke i lënë prapa dy ekipet gjilanase, Dritën dhe Gjilanin.

Komuna e Suharekës ka marrë vendim që klubit t’ia ndajë një shpërblim prej 80 mijë euro. Ballkani njëherësh do të shpërblehet edhe nga UEFA që u shpall kampion dhe për pjesëmarrjen historike në Ligën e Kampionëve.

Kjo Komunë do ta shpërblejë edhe klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli nëse shpallet kampion i Kosovës. Therandasit janë treguar mjaft të fortë këtë vit në dy sportet kryesore në vend, në futboll dhe në basketboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mis Kosova, Trejsi Trejsi Sejdini ka zyrtarizuar sezonin e bikineve…