Manaj: E lashë Barcelonën për ambiciet e Spezias

17 mars 2022 | 17:03

Futbollisti shqiptar Rey Manaj u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar ekipit italian Spezia në Serinë A.

Përfaqësuesi shqiptar thotë se kishte mundësi të qëndronte në “Camp Nou”, ku i ishte premtuar se do të kishte minuta për lojë edhe në ekipin e parë. Por, në fund ai kishte vendosur të largohej përfundimisht për ta provuar një aventurë të re në Itali.

“Gjatë verës së kaluar, pas një viti të kaluar dhe duke dëgjuar gjithçka në dhomat e zhveshjes, e mora vendimin të largohem dhe të provoj të luaj diku tjetër. Në ato ditë më donte një klub tjetër i La Ligas, por Barcelona e kishte refuzuar atë ofertë. Më pas isha unë që kërkova të largohesha. Koemann më tha se do t’i kisha rastet e mia për të luajtur, por vendosa të llogarisja në vetveten. Unë jam larguar para Griezmannit. Nëse do të largohej më herët ai, unë do të qëndroja”, ka thënë Manaj për “La Gazzetta dello Sport”.

“Përse e zgjodha Spezian? Ishte një bast i mirë. Një klub ambicioz që po konsolidohet. E kam kuptuar se këtu do të mund të afirmohesha definitivisht”, ka deklaruar Manaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim…