Manaj në formë jetësore, Beshiktashi bën gati 15 milionë euro

27 shkurt 2024 | 15:42

Rey Manaj po kalon një sezon fantastik në Turqi, teksa ka shënuar 14 gola deri më tani. Kjo formë e mirë ka bërë që të ketë një interesim i madh nga Beshiktashi për të në ditët e fundit.

Klubi i Sivaspor i ka vënë një çmim prej 15 milionë eurosh kartonit të tij, por kjo shifër nuk shqetëson skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij. Për lojtarin ka pasur oferta të ndryshme gjatë muajit të kaluar, por një klub duket i vendosur më shumë se të tjerët për të çuar deri në fund interesimin.

Sipas medieve turke, Beshiktashi, në radhët e të cilit aktivizohen edhe Ernest Muçi me Milot Rashicën, po planifikon një tredhëmbësh plotësisht shqiptar për repartin e avancuar në edicionin e ardhshëm, duke i shtuar edhe Manajn. Klubi e kishte piketuar sulmuesin që në janar, sidomos pasi e pa të shënonte pikërisht kundër bardhezinjve në kampionat.

Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit kanë bërë gati që tani pikërisht shifrën prej 15 milionë eurosh për sulmuesin e Kombëtares, për të finalizuar transferimin e tij në verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët mes ekspertëve financiarë…