Manchester City kalon në finale
24 janar 2019
| 00:13
Manchester City e ka mposhtur Burton Albion me rezultatin minimal 1-0, dhe atë të përgjithshëm 10-0, pasi në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore me rezultatin 9-0.
Skuadra e Pep Guardiolas ka kaluar në finale të “Carabao Cup”, kurse nga fillimi në portë ishte portieri i kosovar, Arijanet Murici.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi argjentinas, Kun Aguero, në minutën e 26’ të takimit.
Portieri 20-vjeçari në këtë stinor me Man City ka luajtur në pesë ndeshje, ku i ka pranuar vetëm dy gola.