Manchester City mposhti Leicesterin

29 tetor 17:03

Manchester Cityt i ka mjaftuar një gol ndaj Leicester, për të marrë 3 pikë të artë në kampionatin anglez dhe për të marrë kreun e klasifikimit (0-1).

Nuk ishte Erling Haaland i ftuar për këtë takim në radhët e “Qytetarëve”, por djemtë e drejtuar nga Pep Guardiola u nderuan nga një perlë e “magjistarit” De Bruyne nga distanca.

Mysafirët nga Manchesteri sulmuan shumë në pjesën e parë dhe portën e mbrojtur nga Ward e kthyen në tabelë qitje, por më kot, pasi “Dhelprat” u ruajtën mirë në prapavijë.

Leicester e kishtë të pamundur të ndalte goditjen e belgut de Bruyne në minutën e 49-të. Asnjë ndryshim deri në fund, me rezultatin që vuloset përfundimisht në 0-1.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën për medie para ndeshjes, Llapi – Drita kryetrajneri, i Dritës…