Manchester United – Liverpool, formacionet e mundshme

07 prill 2024 | 15:09

Derbi kryesor i javës së 32-të në Premier League, do të luhet sot (e diel) me fillim nga ora 16:30 në “Old Trafford”.

Përballë njëri-tjetrit do të jenë dy gjigandët e futbollit anglez, Manchester United-Liverpool.

Mediat i kanë publikuar tashmë formacionet e mundshme.

Manchester United: Onana; Wan-Bissaka, Maguire, Kambwala, Dalot; McTominay, Mainoo; Antony, Fernandes, Garnacho; Hojlund.

Liverpool: Kelleher; Bradley, Konate, Van Djk, Robertson; Szoboszlai, Endo, Mac Allister; Salah, Nunez, Diaz.

Me fitore eventuale, skuadra e Jurgen Klopp, do të kthehej në krye të tabelës, pasi që aktualisht gjendet veç një pikë prapa Arsenalit.

Derisa ajo e Erik ten Hag, është në kërkim të pjesëmarrjes në garat evropiane.

Konkurrent i drejtpërdrejtë i “Djajve të kuq” është Tottenham Hotspur në vendin e pestë, që i ka nëntë pikë më shumë se United, në vendin e gjashtë.

Në rast se arrin ta mposht Liverpoolin, Manchester do të afrohej drejt pozitës së pestë që siguron pjesëmarrjen në Europa League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 33-vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi kishte vendosur tritol…