Manchester United nuk do ta ndërpresë kontratën me Ronaldon

22 tetor 2022 | 15:33

Manchester United nuk do ta ndërpresë kontratën me Cristiano Ronaldon.

Sipas gazetarit të Sky Sport, Florian Plettenberg, klubi nga Mançesteri nuk po mendon ende për ndërprerjen e kontratës me portugezin 37-vjeçar.

Kujtojmë se në minutën e ’90-të të ndeshjes me Tottenhamin, Ronaldo u fut sfidues në dhomat e zhveshjes. Për këtë ai u pezullua nga stërvitja dhe u gjobit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e ka kritikuar presidenten e…